Lajme Shqip Monday, 09 July 2012 16:00

Këngëtarja shumë e famshme Kate Perry ka shfaqur stilin e saj të mrekullueshëm në intervistën e dhënë. Ajo na tregon për planet e saj në të ardhmen, filmin e ri dhe për divorcin e saj me aktorin Russell Brand.

Ajo ka arritur të hipnotizojë gjithë planetin me vokalin e saj madhështor dhe pse jo, duhet thënë, edhe me stilin e saj të modës!

E njohur për stilin e saj jo konformist të modës, me flokë me ngjyra nga më të ndryshmet, shfaqet me lirshmërinë më të plotë para aparatit fotografik të fotografit Joe Pugliese’s.

Këngëtarja 27 vjeçare po përgatitet të shfaqë filmin e saj më të ri “Part of me”.  Filmi i saj teatror do të shfaqet me 5 korrik, i cili është realizuar me ndihmën e menaxherëve të bizneseve të saj.

Edhe pse ajo është përballur me një martesë që dështoi, këngëtarja beson akoma në dashuri dhe në martesë. “Kam mësuar shumë gjëra nga kjo eksperiencë,” është shprehur ajo. Nuk është hera e parë që një këngëtar i famshëm paraqet jetën në një film, një film për t’ju zbuluar fansave pak nga jeta e saj. (LajmeShqip.com)