Kozmetika ‘MAC’ paraqet koleksionin më të fundit të llakëve që do t’ju mahnisë. Ky koleksion do të bëjë xhiro në mbarë botën këtë verë, duke i bërë duart tuaja të duken edhe më të bukura.
Kur është fjala për grim profesional, kjo markë kozmetike me cilësinë e produkteve ka arritur të pushtojë zemrat e mijëra femrave që duan të jenë të bukura, dhe këtë e ka arritur në një nivel ndërkombëtar. Koleksioni më i fundit paraqet 31 ngjyra për manikyr dhe 3 rezultate të veçanta. Si përfundim do të keni mjetet e duhura për të eksperimentuar në artin e thonjve.
Ngjyra perfekte të cilat do t’ju ndihmojnë të nxirrni në pah stilin dhe karakterin tuaj. S’ka rëndësi nëse po kërkoni diçka të butë, sensitive, të egër apo atraktive, koleksioni ‘MAC’ jua ofron që të gjitha.
Anti-Fashion – Një përzierje mes vjollcës dhe ngjyrës së perlës, rezultati një ngjyrë e ndezur.
Midnight Tryst – Një ngjyrë e errët çeliku e përzier me ngjyrën e perlës.
Coffee Break – Një ton gjysëm i përhimët.
Fiestaware – Një ngjyrë e mesme portokalli si në të kremtë.
Flaming Rose – E kuqe e ndezur.
Delicate – Një ngjyrë e zbehur rozë.
Faint of Heart – Ngjyrë qumështi.
Discotheque – Argjend super shndritës.
Screaming Bright – Ar shumë shndritës.
Girl trouble – Rozë shumë vezulluese.
Snob – Ngjyrë neutrale rozë.
Skin – Ngjyrë e lehtë bezhë.
Deep Sea – E gjelbër e fortë.
Steamy – Ton blu i përzier më ngjyrën rozë.
Dark Angel – Ngjyrë rrushi e errët.
Nightfall – Ngjyrë e errët e thellë.
Nocturnelle – Ngjyrë e fortë e zezë.
Vintage Vamp – Ngjyrë e verës e fortë.
Shirelle – E kuqe klasike e fortë.
Rougemarie – Blu e errët bashkë me të kuqe.
Overlacquer – Ngjyrë pardesy e hapur.
Saint Germain – Ngjyrë rozë e fortë.
Girl about town – Blu me refleks të shndritshëm.
Impassioned – Ngjyrë trëndafili e ëmbël.
Morange – Ngjyrë portokalli e ndezur.
Spirit of truth – Blu e thellë.
Formidable – Ngjyrë e gjelbër dhe rozë, të përzier me ngjyrë kromatike të perlës.
Mean&Green – Vjollcë e përzier me ngjyrë kromatike të perlës.
Soiree – E artë dhe bronz me shndritje.
Quiet Time – Ngjyrë bezhë, nudo. (LajmeShqip.com)
Thursday, 05 July 2012 08:25 






