Lajme Shqip Tuesday, 03 July 2012 20:54

Paris – Hetuesit kanë bastisur shtëpinë dhe zyrat e ish presidentit të Francës, Nikola Sarkozi.

Bastisjet janë pjesë e një hetimi mbi dyshimet për financimin e paligjshëm të fushatës së tij presidenciale në vitin 2007.

Një zyrtar bëri të ditur se gjykatësi Zhan-Mishel Gentil dhe hetues të tjerë nga njësia për krime financiare e Parisit i kanë bërë kërkimet. Zyrtari foli në kushtet e anonimitetit, sepse nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht.

Në qendër të hetimit janë financat e gruas më të pasur të Francës, trashëgimtares së kompansië kozmeutike L’Oreal, Lilianë Betenkurt. Ajo akuzohet se i ka dhënë para në mënyrë ilegale për fushatë partisë së Sarkozisë.

Ish presidenti, Nikola Sarkozi, humbi zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Francë nga socialisti, Fransoa Holland. Ai i hedh poshtë akuzat. (LajmeShqip.com)