Lajme Shqip Monday, 02 July 2012 14:46

Një nga “ciklonët rusë”, më të vjetrit në botë, ka festuar ditëlindjen e tij të 85-të. Bëhet fjalë për Cyclone, pikë referimi dhe atraksioni në Coney Island, në New York, që sot do të festohet duke paguar thjesht 25 cent, të njëjtin çmim që kishte edhe gjatë inaugurimit më 26 gusht të 1927.

Dy vagonë me 24 pasagjer në bord, do të ngjiten deri në lartësinë 26 metra. Pastaj pas një pushimi plot adrenalinë do të lëshohen nga një distancë me një shpejtësi 97 km për orë duke ua gufuar zemrën pasagjerëve.

Edhe pse këto hedhje nuk janë dhe aq teknologjike dhe moderne, Cyclone i garanton siguri pasagjerëve të tij, falë një kontrolli të shpeshtë dhe të rregullt.

Dhe në përvjetorin e 85-të , këtë herë për dy minuta Cyclone do të zbavitë dhe bëjë të ulërasë dhjetëra pjesëmarrës dhe fansa të “maleve ruse” që nuk mund ta humbisnin kurrsesi ditëlindjen e tij.