Lajme Shqip Monday, 02 July 2012 13:00

Prizren – Lirohet Idajet Beqiri, kryetar i Unitetit Komëtar Shqiptar pas kalimit të 38-të ditëve në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, njofton KMDLNJ në Prizren.   

Idajet Beqirit i ishin caktuar 40 ditë paraburgim nga Gjykata e Qarkut në Prizren, pas arrestimit më 24 maj 2012 në Vërmicë. Ai, është arrestuar në bazë të fletëarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Belgjika më 8.05.2012. Beqiri ka pasur një herë një gjykim nga gjithë shkallët, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë në Tiranë, me vendim të formës së prerë, që e ka shpallur atë, të pafajshëm, po për të njëjtën akuzë se “prej viti 2001 deri 2003 duke qenë udhëheqësi i politik i AKSH-së (FBKSH) ka bërë përpjekje të shumta për bashkimin e trojeve (Kosovës e Maqedonisë) me Shqipërinë, dhe me këtë rast ka bërë nxitje të urrejtjes ndaj serbëve dhe maqedonasve”. Pas marrjes së pafajësisë nga ana e drejtësisë shqiptare, Belgjika sërish kishte dërguar flet arrest të ri, në vitin 2004. Atëherë Prokuroria e shtetit shqiptar dhe Ministria e drejtësisë i ishin përgjigjur se kjo çështje është gjykuar një herë, dhe s’mund të ketë gjykim të dytë për një çështje që ka pasur në gjykim.

‘Unë po mbahem padrejtësisht në paraburgim, pa asnjë bazë ligjore, sepse fletëarresti i ri i Belgjikës i bërë më 8.05.2012 është i njëjtë me akuzat  të vitit 2001-2003 për çka ka vendime gjyqësore nga gjithë instancat. Vendimi është tërësisht politik dhe i pakuptimtë nga ana juridike mbajtja ime këtu është e pajustifikueshme dhe është politike. Gjatë vitit 2011 e deri kur u arrestova në Vërmicë më 24 maj kam qenë në Kosovë 39 herë’, i kishte thënë, Beqiri, kohë më parë herët KMDLNJ-së në Prizren. (LajmeShqip.com)