Lajme Shqip Wednesday, 27 June 2012 11:00

Reperi “50 Cent” u përfshi në një aksident serioz me makinë në Nju Jork, në orët e para të mëngjesit të së martë.

Këngëtari i “Candy Shop” u dërgua me urgjencë në spital pas përplasjes së 4×4 së tij, drejtuar nga një miku i reperit, me një kamion gjatë autostradës që lidh qytetin me Long Island.

Gjatë shoqërimit në spital, 36 vjeçarit iu vendosën pajisje për t’i bllokuar qafën, në mënyrë që të sigurohej, nëse do të kishte pësuar ndonjë frakturë në shtyllën kurrizore.

Për fat të mirë, gjatë aksidentit reperi pësoi vetëm disa lëndime të lehta.