Lajme Shqip Tuesday, 26 June 2012 16:00

Nëna e dy fëmijëve në Pensilvani, SHBA, ka një pasion të rrallë, atë të koleksionimit të këpucëve.

Siç dëshmoi Beth Shak në një revistë amerikane, ajo ka qenë e fiksuar që prej moshës 13 vjeçare dhe ka shpenzuar më shumë se një milionë dollarë për këpucë.

Aktualisht, në gardërobën e saj, gruaja ka mbi 1 200 palë këpucë, çizme apo sandale, përfshi edhe 700 prej markës së famshme dhe shumë të kushtueshme “Christian Louboutins”.

Në procedura divorci, bashkëshorti i saj është paraqitur në gjykatë me një kërkesë për të bërë për vete gjysmën e pasurisë së këpucëve, gjëja më e shtrenjtë që Zonja Shak ka në zotërim.

Megjithatë, koleksionistja e çmendur është e vendosur që të ruajë gardërobën e saj të paprekur.