Lajme Shqip Tuesday, 26 June 2012 15:00

Për të mbështetur një organizatë amerikane që ndihmon veteranët e luftës, mikeshat Marjorie Bryan 83 vjeç dhe Marianna Sherman 82 vjeç janë lëshuar me parashutë nga një lartësi 3500 metra.

Për t’i lëshuar ato në ajër ka qenë Michael Elliott, një reshtër në pension që në të kaluarën ka shoqëruar hedhjen e presidentit Xhorxh H.W Bush.

Qëllimi i dy zonjave të vjetra ishte për të bërë të njohur shoqatën ‘Blue Star Mothers of Americam’, që këtë vit mbush 70 vite, e që përbëhet nga nënat e ushtarëve të marinës amerikane.

Të dyja gratë duan të hidhen në zbrazëti me një parashutë por Marjorie në veçanti, aq sa ka lajmëruar se dëshiron të shoqërojë Bush nëse pas dy vitesh do të hidhet për ditëlindjen e tij të 90-të, kur edhe zonja të jetë 85 vjeç.