Georgia May Jagger, vajza e Mick Jagger, pjesëtarit të grupit “The Rolling Stones” si dhe një nga super modelet e Jerry Hall, është emëruar si fytyra më e re që ka për të prezantuar “Sunglasses Hat” në mbarë botën. Kjo modele do të hapë fushatat e kësaj marke në muajin shtator.
Kjo fushatë është fotografuar nga Daniel Jackson në një studio në veri të Londrës, ku Georgia May Jagger shfaqet e mrekullueshme me flokë të fryrë, buzë të kuqe, syze të mrekullueshme të markave Tiffany&Co, Versace dhe me tualetin e Vogue.
Modelia është zgjedhur edhe nga Madonna për linjën e rrobave të vajzës së saj “Lordes Leon’s Material”.
“Të zgjidhem nga Madonna dhe vajza e saj për këtë fushatë, është shumë e rëndësishme për mua”, tha modelja.
“Unë gjithmonë kam admiruar stilin e Madonnës dhe gjithnjë më ka emocionuar ideja që të punoja me atë”. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 26 June 2012 08:15 

