Prishitnë – Serbët që jetojnë në Kosovë më në fund i janë bindur vendimit të shtetit të Kosovës, sa i përket targave të automjeteve. Ata që deri tani hezitonin të pajiseshin me targa KS apo RKS po presin në rend për tu legalizuar.
Në të gjitha qendrat e kontrollimit teknik ku ka serbë në Kosovë, në këtë vikend është problem të kalosh pa e kthyer kokën për të parë dhjetëra vetura pa targa duke pritur radhën për të kryer kontrollin teknik, raporton portali KosovaTimes.
Serbët e Kosovës më në fund i janë bindur vendimit të Qeverisë së Kosovës se pas 1 qershorit nuk mund të vozisin veturat e tyre me targa të lëshuara para luftës nga shteti serb.
Duke e parë vendosmërinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, serbët tanimë i kanë hequr targat ilegale dhe ia kanë mësy institucioneve legjitime për të shkuar dhe për të legalizuar veturat e tyre. (LajmeShqip.com)
Sunday, 24 June 2012 23:48