Elie Saab ka arritur të pushtojë zemrat e mijëra femrave në mbarë botën me dizajnet e mahnitshme që ajo ka paraqitur deri më tani.
Emri i Elie Saab është sinonim i hijeshisë dhe elegancës sublime. Dizenjuesia Lebaneze nuk rresht së na mahnituri me dizajnet e përsosura që ajo sjell. Koleksioni më i fundit është një dëshmi se modelet që ajo paraqet janë gjithmonë një risi.
Mantele të përkryer, të përshtatur me pantallona klasike e bashkëkohore, të frymëzuar nga kostumet e burrave; një mori fustanesh të rinj dhe të bukur për koktej, të cilët shfaqin linja të buta dhe elegante duke nxjerrë në pah siluetën femërore.
Duke qenë se fundet janë shumë trendi në këtë sezon, dizenjuesja nuk mund t’ia mohonte audiencës së saj kënaqësinë e të veshurit një fund ose fustan të bërë nga vetë ajo, kështu edhe dëshira e saj do realizohej duke bërë çdo femër të dukej si një divë e vërtetë.
Ngjyra paletë është ajo që i përshtatet temës se koleksionit, duke e bërë stilin klasik të përjetshëm. Ngjyrat nudo, e zezë, blu e hapur, e artë dhe e kuqe nxjerrin në pah bukurinë e këtyre dizajneve.
(LajmeShqip.com)
Friday, 22 June 2012 13:00 






