Lajme Shqip Thursday, 21 June 2012 14:00

Zyra e sherifit të qarkut Bergen në New Jersey ka vendosur të përdorë internetin për të lehtësuar punën e tyre. Inspektori Mickey Bradley ka pasur idenë e krijimit të një faqeje interneti të quajtur FaceCrook, ku në vend të miqve të arkivohen personat në kërkim.

Në fakt, siti përfshin një hartë ku përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe anonime për të ndihmuar autoritetet të kapin të kërkuarit të çfarë do lloji, nga ata që nuk paguajnë mirëmbajtjen e fëmijëve dhe deri tek ata që kërkohen për vrasje.

Bradley thotë se atij i lindi ideja një vit më parë kur bleu domenin e FaceCrook për 17 dollarë. Përdoruesit që hyjnë në faqe duhet të bien dakort për kushtet specifike të përdorimit në bazë të të cilave ata betohen të mos përdorin faqen e internetit, të ngacmojnë ose të frikësojnë të tjerët.