Lajme Shqip Thursday, 21 June 2012 12:00

Ministri francez i Ekonomisë, Pierre Moscovici, 55 vjeç, ka zyrtarizuar lidhjen e tij me një studente 22 vjeçare, Marie-Charline, sipas të përditshmes franceze “Est-Republician”.

Ministri i kapur nga entuziazmi për fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës së shkuar, i dhuroi një trëndafil të dashurës së tij, një bukuroshe bionde, para turmës së militantëve socialistë si dhe grumbullit me fotografë.

Çifti ishte kapur në “flagrancë” nga fotografët edhe më parë kur vitin e kaluar po zhvillonin pushime romantike në Korsikë.