Lajme Shqip Thursday, 21 June 2012 10:30

Kristen Stewart, e cila u bë e famshme me rolin e Belës në filmin “Twilight”, është shndërruar në aktoren më të paguar në botë, pas filmit “Snow White and the Huntsman”, në të cilën ajo ishte protagonistja kryesore.

22 vjeçarja ka fituar një total prej 34,5 milionë dollarësh në periudhën nga maji i 2011-ës deri në maj të 2012-ës, duke lënë pas Angelina Jolie në vendin e katërt. Cameron Diaz, e cila pati një sukses të papritur nëpërmjet filmit “Bad Teacher”, u rendit e dyta me 34 milionë dollarë. Ish-rivalja në dashuri e Angelina Jolie, Jennifer Aniston, ka fituar 11 milionë dollarë nga filmat në këtë periudhë kohore duke u renditur e fundit në listë.

Midis fitimeve të VIP-ave, nuk llogariteshin ato nga publiciteti, bizneset apo të tjerat, por vetëm pagat që iu janë dhënë nëpër filma.

Dhjetë aktoret më të paguara në botë gjatë periudhës maj 2011-maj 2012 janë:

1. Kristen Stewart            34,5 milionë dollarë
2. Cameron Diaz              34 mln $
3. Sandra Bullock            25 mln $
4. Angelina Jolie              20 mln $
5. Charlize Theron           18 mln $
6. Julia Roberts                16 mln $
7. Sarah Jessica Parker   15 mln $
8. Meryl Streep                 12 mln $
8. Kristen Wiig                 12 mln $
10. Jennifer Aniston        11 mln $