Lajme Shqip Wednesday, 20 June 2012 15:00

Gjenevë – 20 qershori, Dita Botërore e Refugjatëve, synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën.

Vetëm gjatë viti 2012 numri i personave të zhvendosur nëpër botë kalon shifrën  mbi  42 milionë persona. Kjo shifër është konfirmuar nga raporti i Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR, në Gjenevë. Kjo është numri më i lartë i refugjatëve që  shënohet  nga viti 2000 thotë ky raport. 

Në raportin e fundit të UNHCR-së thuhet se nga konfliktet në botë në vitin 2011 kanë rezultuar 800 mijë refugjatë. Numri i shtuar i refugjatëve në vitin 2011 u referohet kryesisht konflikteve në Libi, Sudan dhe Somali. Afganistani mbetet burim më i madh i refugjatëve, pasi llogariten se ekzistojnë 2.7 milionë refugjatë afganë.

Ndërkohë në mesazhin e saj, aktorja e njohur e Holivudit dhe Ambasadore e vullnetit të mirë e Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, Anxhelina Xholi, pos të tjerave, thotë: “Çdo minutë tetë njerëz në botë janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës dhe persekutimit. Askush nuk bëhet me dëshirë refugjatë. Sot 43 milionë njerëz në mbarë botën janë të zhvendosur. Ne i kujtojmë ata”, është shprehur aktorja hollivudiane, Anxhelina Xholi. (LajmeShqip.com)