Lajme Shqip Wednesday, 20 June 2012 14:00

Të qenurit ose jo në linjë mesa duket është një problem serioz për policinë Punjab në Pakistan. Agjentëve në fakt u është dhënë kohë deri në fund të muajit që të ulin belin e tyre poshtë 96 centimetrave.

Nëse nuk ia dalin, do të shkarkohen nga detyra e tyre në rrugë. Ai që shpalli lajmin ishte shefi i policisë së Punjabit, Nabila Ghazanfar, duke shpjeguar se ka marrë përsipër të vërë në formë të gjithë punonjësit e policisë.

Sipas mediave lokale 77 % e policëve kanë një bel më të gjerë se 96 cm. Kryepolici nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë shifër po ka pranuar ama që pjesa më e madhe e policëve janë mbi peshë.

Kështu ajo që policët në Pakistan po bëjnë tani, është se janë me dietë, po bëjnë palestër, vrapojnë, në tentativë për t’u dobësuar sa më shumë në sa më pak kohë.