Kate Upton është një nga femrat më seksi në planet dhe këtë mendim ua ka përforcuar shumë njerëzve duke pozuar për revistën ‘GQ’ gjysmë e zhveshur dhe duke përdorur vetëm duart për mbulim.
Modelja 20 vjeçare e ‘Sports Illustrated’ ka realizuar këtë set fotografik me fotografin Terry Richardson. Në intervistën për revistën e meshkujve, Upton është shprehur se gjatë gjithë jetës së saj ka qenë “e veshur me shumë pak gjëra”.
“Jam rritur në Florida ku bën shumë nxehtë dhe gjithmonë kam qenë e veshur me xhinse të shkurtra ose me bikini”, shprehet modelja, e cila ka plot 400 mijë ndjekës meshkuj në Twitter.
“E kam të qartë arsyen pse meshkujt më pëlqejnë. I di pikat e mia të forta dhe i shfrytëzoj ato”, thekson 20 vjeçarja.
Wednesday, 20 June 2012 08:30 

