Lajme Shqip Saturday, 16 June 2012 10:15

Një studim i fundit në Britani ka treguar se një pjesë e madhe e qytetarëve nuk kanë njohuri mbi shumicën e produkteve bio që hanë dhe se nga prodhohen ato.

1 në 10 britanikë nuk e di që veza vjen nga pula, por shumica e tyre mendojnë që vjen nga gruri apo misri. Gjithashtu një pjesë e madhe nuk e di që qumështi vjen nga lopa, apo që proshuta bëhet prej derri.

Sipas Daily Mail, anketimi është kryer kryesisht në mosha 16- 23vjeç dhe rezultatet e sondazhit kanë qenë qesharake. Madje edhe të rriturit që janë pyetur, një pjesë e madhe nuk e dinte që bifteku ishte prej vici.

Qëllimi i sondazhit ishte për të parë se sa shtetasit britanikë kënë njohuri mbi ata çka ata konsumojnë dhe shifrat ishin befasuese.