Lajme Shqip Saturday, 16 June 2012 09:15

S’ka asnjë njeri që nuk është egoist. Dhe, në fakt sa mirë që është ashtu!

Të gjithë ne kemi nevojë të jemi të fokusuar tek vetja dhe të përmbushim nevojat që kemi, për të arritur atë që Maslow, profesori i psikologjisë në universitetin “Brandeis”, e quante ‘vetë-aktualizim’. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë ‘vetë-arritje’. Ne përpiqemi të arrijmë qëllimet e vendosura për të kënaqur egon tonë, por jeta ka treguar se nuk e bën dot i vetëm.

Sigurisht, njeriu lind dhe vdes i vetëm, askush nuk e jeton jetën në vendin tuaj, por njëkohësisht askush nuk arrin dot të plotësojë vetë-arritjen nëse nuk kalon nëpërmjet “tjetrit”. Çdo kush e ka të nevojshme që ta duan, por edhe t’i duam të tjerët. Nuk thonë kot që, ‘Duhet të japësh që të marrësh’! Të gjitha këto tregojnë se njeriu e ka të nevojshëm, gati të pashmangshëm, ekzistencën e personit tjetër në jetën e tij. Çdo kush ka nevojë të dashurojë dhe ta duan, dhe kjo në vetvete është një formë egoizmi.

Po ku qëndron dallimi? Të refuzosh tjetrin dhe të preokupohesh për të, do të thotë të shpërblehesh me të njëjtin qëndrim. Ndërsa kur interesi për tjetrin bie në kthetrat e egoizmit, dhe në raste të tilla vlen shprehja “nuk e vras mendjen për të tjerët”, atëherë kemi të bëjmë me arritjen e lumturisë vetjake të përkohshme, por me përjetimin e një vetmie të gjatë në të ardhmen. ‘Tjetri’ edhe sikur t’jua ‘bezdisë’ egon tuaj qaramane, shpeshherë është një realitet i domosdoshëm për të kaluar jetën si një njeri i plotësuar.