Ashtu si çdo vit dita e Shën Palit apo dita e dashurisë në Brazil është festuar me lule, çokollata edhe me armë.
Më 12 qershor Brazili feston ekuivalentin e Shën Valentinit, dhe në këtë ditë ka një numër të madh grabitjesh nëpër restorante. Këtë herë shteti mori masa për të rritur sigurinë në restorantet e frekuentuara nga çiftet, dhe për këtë gjë u angazhuan 400 efektivë policie.
Vetëm këtë vit në Sao Paulo ka pasur 18 incidente në të cilat burra të armatosur hynë në bare dhe restorante elegante për vjedhjen e konsumatorëve. Kjo ndodhi edhe në restorantin Carlota, kuzhina e të cilit është një ndër të preferuarat e ish- presidentit Cardoso Henrique.
Friday, 15 June 2012 10:26 