Lajme Shqip Friday, 15 June 2012 09:11

Koleksioni më i ri “Carven” përmban rroba të cilat do e perfeksionojnë garderobën tuaj në stinën e verës.

Për sezonin veror 2012 dizenjuesia sjell një linjë optimiste rinore, duke përfshirë në koleksion funde dhe fustane si të studentëve, pantallona të shkurtra, forma tërheqëse, të qëndisura ose lëkure, si dhe sandale, shapka me ngjyra nga më të ndryshmet.

Këtë pranverë duam t’i veshim modelet tona si vajzat pariziane, modele të reja dhe shumë shik. Apo jo?

Ky koleksion përbëhet nga motive që i përkasin fëmijërisë, adoleshencës dhe uniformës shkollore.

Henry, dizenjuesi i këtij koleksioni ka deklaruar për revistën V Magazine se, “Frymëzimi im vjen nga filmat, historia se kush është kjo vajzë? Çfarë lë ajo të kuptohet me veshjen që ka, ku jeton? Ç’farë bën? Unë frymëzohem dhe nga gjërat e thjeshta. Njerëzit që kalojnë pa pushim rrugës janë një frymëzim i madh për mua.”

(LajmeShqip.com)