Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, shkarkoi sot Ramadan Gashin nga detyra e zv/ministrit të Drejtësisë.
Në komunikatën e dhënë nga qeveria kosovare thuhet se Gashi shkarkohet nga detyra e tij për shkak të aktakuzës së ngritur kundër tij nga prokuroria e shtetit.
Shtypi i sotëm kosovar shkruante se “ish-kryetari i Komunës së Skënderajt, Ramadan Gashi, që këto ditë me vendim të kryeministrit Hashim Thaçi është emëruar zëvendësministër i Drejtësisë, akuzohet nga Prokuroria e Qarkut e Mitrovicës për tri akte kriminale që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë kohës që ishte kryetar komune” (LajmeShqip.com)
Thursday, 14 June 2012 16:44