Përdorimi i barnave apo medikamenteve të tjera për të shëruar dhimbjet japin shpesh herë efekte anësore që dëmtojnë organizmin. Ajo që sugjerohet në të tilla raste është përdorimi i medikamenteve natyrore të cilat mund t’i eliminojnë dhimbjet.
Fruti i qershisë është një produkt i cili ndihmon në luftimin e dhimbjeve të muskujve. Kjo sepse përmbajnë antocianin i cili ndihmon në shlodhjen e muskujve. Sugjerohet të pihet një gotë lëng qershie natyral, ose mund ti hani siç janë. Ndërsa për dhimbjet menstruale sugjerohet të pihet një gotë çaj xhenxhefili, i cili duhet të konsumohet gjatë gjithë ciklit menstrual. Ai ka në përbërjen e tij një përbërës të quajtur ‘gingerol’ i cili ndihmon në zhbllokimin e leukotrieneve- hormoneve të cilat forcojnë dhimbjet.
Dhimbjet e shpinës mund t’i shëroni duke u larë me vaj peperminti, pasi ky lloj vaji ka efekte anti-inflamatore, si dhe anti- stresuese. Kur laheni mjafton që në ujë të hidhni 10- 12 pika. Ndërsa një produkt tjetër për të luftuar tresin është edhe kokoshka, pasi përmban sasi të mëdha triptofanit.
Thursday, 14 June 2012 16:26