Otavë – Një 26 vjeçar kanadez ka shpëtuar pa lëndime edhe pse gjatë kohës kur po qëndronte në mes të binarëve, mbi të ka kaluar një tren.
Djalin e dehur e kishte zënë gjumi në mes të binarëve të hekurudhës por drejtuesi i trenit e kishte dalluar me vonesë.
Calgary Herald njofton se i kishte rënë sirenës dhe ka shtypur frenat, por prap nuk ka mundur ta ndalë trenin, i cili ka kaluar mbi personin e shtirë.
“Ishte shokuese të shikoje skenën! U zgjua, u ngrit, mori birrën dhe shkoi. Dukej shumë i hollë dhe falë këtij fiziku të hollë treni ka kaluar mbi të pa e prekur”, është shprehur roja e hekurudhës.
Ka mbetur ende mister se si ai nuk është zgjuar kur treni ‘bubullonte’ dhe kur frenat ‘gërvishnin’ mbi të. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 13 June 2012 09:00 