Boston – Në bazë të disa studimeve të bëra është njoftuar se personat me çrregullim të të ushqyerjes, siç është anoreksia dhe bulimia, janë më së shumti të rrezikuar për vdekje të parakohshme në raport me personat që nuk vuajnë nga probleme të tilla.
Duke analizuar rezultatet e 36 studimeve, të cilat kanë pasur të bëjnë me çrregullimet e ushqyerjes, ka rezultuar pesëfishimi i shkallës së mortalitetit tek personat me anoreksi, ndërsa tek personat me bulimi dhe çrregullime të tjera të ushqyerjes, kjo shkallë e vdekshmërisë ishte dyfish më e madhe në raport me personat që nuk kanë çrregullim të të ushqyerit.
Veçanërisht të rinjtë e moshës 20 vjeçare të diagnostikuar me anoreksi, kanë rezultuar 18 herë më të rrezikuar nga vdekja e hershme në raport me moshatarët e tyre që nuk vuajnë nga probleme të tilla.
Ende nuk dihet se cila është arsyeja kryesore, por dihet se çrregullimi i ushqyerjes për një kohë të gjatë, sjell pasoja negative fizike.
Po ashtu, dihet se 20 për qind e vdekjeve mes njerëzve me anoreksi, shkaktohen me vetëvrasje, duke qenë se një përqindje e madhe e tyre vuajnë nga çrregullimet psikike, siç janë ato opsesivo-kompulsive, depresioni dhe anskioziteti. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 12 June 2012 14:46 