Lajme Shqip Tuesday, 12 June 2012 11:45

Ëndërroi të bëhej Miss, por “dështoi” në testin më të vështirë që kanë të gjitha vajzat që marrin pjesë në një konkurs bukurie…ecja me taka.

Në Bregun e Fildishtë u zhvillua konkursi i përvitshëm i bukurisë. Morën pjesë dhjetëra vajza të reja ndërkohë që spektakli transmetohej direkt nga televizionet.

Një etapë e konkursit ishte parakalimi me rroba banje dhe taka përpara jurisë dhe publikut. Fatkeqësisht për njërën prej konkurrenteve fati nuk i ka buzëqeshur pasi është rrëzuar për shkak të takave të larta. Pas rrëzimit ajo ka vazhduar përpjekjet për t’u ringritur, por edhe atëherë “dështoi” për të disatën herë, derisa në fund vendos t’i heqë takat e t’i drejtohet prapaskenës e zbathur.