Lajme Shqip Tuesday, 12 June 2012 11:13

Nuk keni arsye që të vishni të brendshme të zakonshme. Në çdo sezon ju ofrojmë mundësi që të bëni zgjedhje interesante për të nxjerrë në pah linjat tuaja.

‘Victoria’s Secret’ e ka ndryshuar mendimin tuaj për të brendshmet duke ju ofruar alternativa joshëse çdo muaj. Edhe këtë Qershor, kjo markë nuk bën përjashtim duke ju ofruar një sërë mundësish dhe stilesh të sofistikuara.

Candice Swanepoel paraqitet  joshëse dhe me shumë siguri në vetvete me këto të brendshme. Që të dukeni sa më e bukur dhe të bëni zgjedhjen e duhur, do t’ju vijnë në ndihmë ngjyrat  pana, blu, e gjelbër, rozë, vjollcë dhe e kuqe, të cilat janë disa nga alternativat më të mira për t’u zgjedhur.

 (LajmeShqip.com)