Ju ka munguar Kelly Rowland? Revista “The Vegas” jua risjell atë së bashku me detajet se çfarë ka qenë duke bërë ajo këto kohë dhe gjithçka mbi albumin e saj të ri.
Tashmë Kelly do pushtojë botën edhe një herë me këngët e reja. Ajo ndjehet shumë e entuziazmuar për këtë album sepse ka një koncept kryesor, që janë femrat.
“Me ketë album dua t’ju tregoj femrave sa të mrekullueshme jemi, me një intuitë perfekte, edhe pse nganjëherë nuk duam t’ua vëmë veshin, është pikërisht ajo që na bën të lumtur. Edhe pse ky album ju dedikohet femrave, jam më se e sigurt që ky album do të blihet dhe do dëgjohet edhe nga burrat. Mendoj se, që në momentin e parë që do ta dëgjoni do të thoni me veten tuaj “S’mund ta besoj që jam duke kënduar këto këngë. Nëse dëshironi të dini më shumë rreth femrave, atëherë dëgjoni albumin tim të ri”, ka thënë ajo në një intervistë.
Duke mos pasur shumë sukses me kërcimin, ajo ju kthye muzikës R&B.
“Çfarë më nxiti mua më shumë, ishte turneu me Chris Brown, vitin e kaluar. Ky turne më frymëzoi shpirtin.”
Me shumë gëzim Kelly kujton meloditë e rinisë që kaloi duke qenë pjesë e grupit “Destiny Child”.
“Kam shumë respekt dhe admirim për koleget e mia performuese; Destiny Child ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme e karrierës sime. Njerëzit sapo përmendin këtë grup, ju shkon menjëherë mendja tek ne: Beyonce, Kelly, Michelle, që ndiheshim sikur të kishim një lidhje familjare ndërmjet nesh. (LajmeShqip.com)
Monday, 11 June 2012 15:50 

