Lajme Shqip Monday, 11 June 2012 15:10

Të dini të qëndroni të dashuruar edhe kur të arrini 50 vjet martesë, është dicka e mrekullueshme… Përpiquni të pëlqeni njëri-tjetrin vazhdimisht. Përdorni në mënyrë të vetëdijshme ndaj njëri-tjetrit të gjitha mjetet e joshjes të cilat i keni përdorur para martesës, por evitoni xhelozinë.

Mbani parasysh se pjesa më e madhe e qënieve njerëzore janë të druajtur, të zymtë dhe kanë nevojë të ndjehen të lumtur, me një besim absolut tek shoku dhe tek shoqja. Mos fajësoni e mos komprometoni lumturinë e tyre, duke i hapur rrugë dyshimeve, frikës dhe mosbesimit.

Do të thoni se ka individë që mërziten me një lumturi tepër të qetë e të sigurtë, e që kanë një nevojë të vërtetë psikologjike për të dashuruar, për t’u ndjerë të shqetësuar dhe të torturuar. Shumë mirë! Në këtë rast, vini në përdorim nazet e vogla, por mbani gjithmonë parasysh se shqetësimi është një helm i rrezikshëm që duhet përdorur me doza shumë të vogla.

Mos tradhtoni besën bashkëshortore. Gëzimi i pabesisë ka një shije të ashpër dhe shpërblehet gjithmonë me një torturë të qindfishuar. Qajini hallet me njëri-tjetrin. Mos lini të mbytet lumturia juaj në oqeanin e pafund të dobësive njerëzore, me të cilat secili nga ne është pak a shumë i pasur.

Mos dyshoni; kini besim e jini të mirë dhe tërë lumturia që ju do të derdhni mbi të tjerët, do t’ju vij në shpirt me një shije më të ëmbël e me një intensitet më të thellë. (LajmeShqip.com)