Lajme Shqip Sunday, 10 June 2012 08:00

Është një ndër këngët më të famshme të ‘Beatles’ por pakkush e di se si është krijuar ajo. Deri më tani ama pasi Sir Paul McCartney ka deklaruar se e ka shkruar këngën ‘Yesterday’ në tualet. “Frymëzimi vjen në një moment dhe kush krijon e di që duhet ta shfrytëzojë atë. Mua më erdhi ky frymëzim kur isha në tualet dhe aty e ka shkruar këngën”, ka deklaruar legjendari McCartney.

Një ndër këngët më të bukura të të gjitha kohërave është krijuar në tualet dhe këtë e ka rrëfyer vet krijuesi i saj dekada më pas.

Mediat e kanë cilësuar këtë rrëfim një shok për fansat të cilët përgjatë gjithë këtyre viteve kanë besuar versionin se kënga është shkruar një prej mëngjeseve të vitit 1964, kur ai ishte zgjuar pak më herët teksa kishte kaluar një natë në apartamentin e të fejuarës së tij.

Por ja që nuk është kështu. Por duket se ky rrëfim është në vazhdën e një strategjie të të famshmëve që kur nuk kanë diçka tjetër për t’ju përcjellë fansave, sjellin momente nga jeta dhe krijimtaria e tyre me bindjen se çdo gjë që ata thonë merr vëmendjen e fansave.