Eksperimentoni me pamjen tuaj me dizajnët dhe ngjyrat me të nxehta të këtij sezoni. Për këtë ne po ju sjellin modelet më të reja rreth dizenjimit të thonjëve, që të dini se çfarë është në mode këtë verë.
Çdo sezon zbulohen modele të reja dekorative për llakun e thonjve, dizenjo të cilat janë të bukura dhe që nuk kushtojnë shumë apo të kenë nevojë për kujdes profesional.
Publicistët e artit të thonjve na zbulojnë ide të mrekullueshme stilimi, prandaj edhe ju keni mundësinë që të eksperimentoni sa më shumë me këto dizajne.
Shmangni lyerjen e thonjve me një ngjyrë të vetme. Tani janë shumë në modë dizajnet me zemra, gurë shndritës si dhe llakët gri dhe argjend, që i japin dorës tuaj një pamje mahnitëse.
Nëse nuk i trembeni ngjyrave të ndezura, provoni ngjyrat neon të gjelbër, të verdhë dhe portokalli të shndritshme. Lyeni thonjtë tuaj me ngjyrë vezulluese që të keni stil dhe të jeni e veçantë në çdo rast.
(LajmeShqip.com)
Saturday, 09 June 2012 08:30 




