Shkup – Një seri tërmetesh prej të cilave më i fuqishmi me intensitete prej gjashtë ballësh sipas Shkallës evropiane makrosizimike sot në mëngjes janë ndjerë në disa pjesë të Maqedonisë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në 25 kilometra në veri të Ohrit në zonën Ilinska Planina, në jugperëndim të Maqedonisë gjegjësisht nga zona e njëjtë si dhe tërmetet e djeshme.
Më i fuqishme prej këtyre tërmeteve ndodhi në orën 5 e 44 minuta dhe është ndjerë në vendet e banuara në zonën epiqendroe me intensitet prej gjashtë ballësh sipas Shkallës makroseizimike evropiane-1998, në Manastir, Dibër, Krushevë, Kërçovë dhe Ohër me intensitete prej 5 ballësh, në Shkup, Veles, Tetovë, Gostivar me intensitet prej 4-5 ballësh ndërsa në vendet e banuara nga Maqedonia juglindore- me intensitet prej tre deri katër ballë.
Tërmeti që ndodhi në orën 5 e 49 minuta në zonën e epiqendrës është ndjerë me intesitet prej 4-5 ballë, ndërsa në Kërçovë, Krushevë, Manastir dhe vendet e tjera të banuara në Maqedoninë Perëndimore me intensitet prej tre deri katër ballë sipas shkallës së njëjtë.
Është regjistruar edhe një tërmet në orën 7 e 4 minuta, i cili është ndjerë vetëm në zonën e epiqendrës, edhe atë me intensitet prej tre ballësh sipas Shkallës makrosizimke evropiane -1998. (LajmeShqip.com)
Friday, 08 June 2012 13:20