Lajme Shqip Friday, 08 June 2012 10:15

Problemet në qeveri mund të ndodhin për ngjarje nga më të ndryshmet, por qeveria indiane është përfshirë në një skandal qesharak.

Qeveria indiane ka shpenzuar plot 63 milionë dollarë për të restauruar tualetet e qytetit, por kjo ka sjellë pakënaqësi tek banorët të cilët shprehen se 50% e popullsisë jetojnë në varfëri dhe nuk ka pse të shpenzohen taksat e tyre për investime të kota.

Statistikat tregojnë se rreth 450 milionë njerëz jetojnë nën nivelin e varfërisë, duke pasur si të ardhura 50 cent në ditë.

Ndërsa argumentet e qeverisë kanë qenë se tualetet mund të përdoren nga 30 njerëz njëherësh dhe se 9 mijë dollarë janë shpenzuar për karta me anë të të cilave do të krijohet dhe aksesi për përdorimin e tyre.