Biondja 21 vjeçare Rita Ora për shtypin mbarë botëror është një britanike, por videoja në fjalë tregon për atë që ajo është që në rrënjë: shqiptare.
Në një intervistë për MoboTV, për kënaqësinë e të gjithë juve ajo i ka mësuar gazetarit se si kërcehet vallja shqiptare (në minutën 5:40). E pyetur nga gazetari se çfarë mund t’i mësonte atij diçka të veçantë që për asnjë gazetarë/media tjetër nuk e kishte bërë, ajo ka nisur t’i tregojë disa lëvizje duke e përfunduar me vallen shqiptare, me shaminë që lëkundet në dorë dhe gotën mbi kokë teksa kërcen.
Një intervistë e tëra e bërë me këngën e saj “Hot Right Now” nën sfond, ku ndër të tjera ajo ka rrëfyer se sa rrëmujaxhie është dhe se si dridhej kur ka takuar Jay-Z për herë të parë, për të cilin u shpreh se:
“Kur takova Jay-Z për herë të parë m’u duk sikur takova vetë Zotin. Por ai është një njeri që të bën të ndihesh shumë rehat.” (LajmeShqip.com)
Thursday, 07 June 2012 13:15