Lajme Shqip Thursday, 07 June 2012 13:11

Athinë (PLOTESUAR 16:00)- Qeveria greke sot e dënoi sulmin fizik të anëtarit dhe zëdhënësit të Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris ndaj dy kandidatëve për deputete gjatë emisionit të drejtpërdrejtë në Antena TV.

“Ky sulm është sulm mbi çdo qytetar demokratik. Më së paku që çdo qytetar demokratik mund të presë është që partia e Kasidiarisit, Agimi i Artë, parezervë ta dënojë këtë ngjarje”, deklaroi zëdhënësi i Qeveris greke, Dhimitris Ciodras.

PASOK, Siriza dhe partia Grekë të Pavarur ndërkohë deklaruan  se nuk do të marrin pjesë në asnjë panel diskutim në radio apo televizion ku do të ketë kandidat të Agimit të Artë.

“Ky njeri i ri sot dëshmoi se është përfaqësuese i grupit neonazist, i cili edhe krahas asaj që është ultradjathtiste, gjithashtu është edhe qyqare dhe e dhunshme”, deklaroi zëdhënësi i PASOK, Fofi Genimata dhe u bëri thirrje votuesve që e kanë mbështetur Agimin e Artë që më 6 maj “sërish të mendojnë”.

“Fashistët dëshirojnë të fshihen, por televizioni nuk u lejon”, shkruan në Tuiter kandidati për deputet i Siriza-s, Dhimitris Papadimulis.

“Neonazistët u demaskuan në televizion”, deklaroi lideri i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos duke shtuar se njerëzit të cilët kanë votuar për “nazistët e dhunshëm” duhet të reagojnë.

“Ishim dëshmitarë të një turpi të madh për shoqërinë tonë dhe sistemin politik”, deklaroi zëdhënësi i Demokracisë së Re, Janis Mikelakis.

Lideri i Laos-it, Jorgos Karaxhaferis, partia e të cilit  nuk arriti të hyjë në Parlament më 6 maj, deklaroi se Agimi i Artë e dëmton “frontin patriotik të vendit”. “Na duheshin 10 vite të fitojmë respekt dhe dinjitet për lëvizjen patriotike. Nuk do të lejojmë që partia e Nikos Mihaloliakos dhe banda parlamentare e Kasidiarisit ta përqeshin atë që e ndërtuam gjithë këto vite. Është koha që ta braktisin jetën politike. Fashizmi nuk do të kalojë në Greqi” deklaroi Karaxhaferis. (LajmeShqip.com)

*********************************************

Greqi- Një skene e pabesueshme dhune ka ndodhur para kamerave gjatë emisionit informativ të mengjesit në studion e televizionit privat grek ANT1. Protagonist ë saj ka qene numri dy i partise neonaziste Chrisi Avgji dhe zëdhënësi i saj, Ilias Kasidhiaris.

Duke mos duruar akuzat e bera nga perfaqesues te partive te tjera te ftuar ne emision,ai ka fyer rende deputeten e partise SYRIZA Rena Dhuru, qe ndodhej perballe tij dhe i ka hedhur asaj nje gote me uje ,ndersa me pas i eshte kthyer deputetes se partise komuniste Liana Kaneli duke e qelluar ne gjendje amoku, me shpulla ne fytyre.

E gjithe kjo skene dhune ka ndodhur ne transmetim te drejtperdrejte, ndersa emisioni ishte ne zhvillim duke befasuar te gjithe te pranishmit dhe duke shokuar opinionin publik.

Grupi i sigurimit te kanalit televiziv e ka izoluar deputetin e partise neonaziste ne nje dhome, por ai perseri ka mundur te largohet me force, duke kercenuar se do te kthehet me 100 persona te armatosur.

Ndersa ne zonen ku ndodhet kanali televiziv kane mberritur forcat e policise, prokuroria ka nxjerre nje urdher arresti per personin ne fjale i cili ,vetem 24 ore me heret, ka qene i akuzuar ne nje proces gjyqesor per nje sulm me thike disa vite me pare,por seanca eshte shtyre.

Njeri pas tjetrit perfaqesues te te gjitha forcave politike greke denojne sulmin brutal te deputetit te kesaj partie, e cila ne zgjedhjet e 6 Majit ka marre 7.1% te votave te qytetareve, ndersa sipas sondazheve pritet qe perseri te jete pjese e parlamentit grek, pavaresisht se shfaqet me perqindje me te uleta.

Politikanet greke u bejne thirrje edhe njehere qytetareve te shohin tashme qarte se cfare fshihet pas njerezve qe perfaqesojne kete parti,bejne thirrje per vetëpermbajtje per t’u shmangur fenomenet e dhunes qe mund te shkaktoje kjo ngjarje dhe ta denojne duke i kthyer kurrizin ne zgjedhjet e ardhshme. (LajmeShqip.com)