Lajme Shqip Thursday, 07 June 2012 12:15

Pak ditë më parë në Prishtinë është mbajtur konkursi “Video Fest 2012”. Fituesi i këtij çmimi ka qenë këngëtari nga Vlora, Alban Skënderaj, me këngën “Mirësevjen Shpirti Im”. Ai është shprehur i lumtur qe pikërisht një djalë nga Vlora vjen dhe merr pikërisht këtë çmim në Prishtinë, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Pas marrjes së çmimit Albani i është drejtuar të gjithë të pranishmëve dhe teleshikuesve me një mesazh:

“Shumë shpesh e dëgjoj fjalën kosovar, sidomos nga shqiptarët e Shqipërisë. Kërkojë që fjala kosovarë të mos përdoret. Ne jemi të gjithë shqiptarë, mund të themi shqiptarët nga Kosova dhe shqiptarët nga Shqipëria,” ka përfunduar fjalimin e tij Alban Skënderaj. (LajmeShqip.com)