Për dashuri, për varësi ekonomike apo për frikën e lënies së fëmijëve pa një baba, shumë gra janë të gatshme të mbyllin një sy përballë pabesive të burrit të tyre, por nëse tradhtia e tyre bëhet publike 8 nga 10 gra nuk e falin.
Sipas një sondazhi të bërë nga www.incontri-extraconiugali.com, 78% e grave thonë se ato kurrë nuk do të falnin një tradhti nëse bëhet publike dhe e pacipë.
Megjithatë, 18% e të anketuarave thanë se arrijnë të përcaktojnë me saktësi ditën se kur burri i ka tradhtuar.
Por si ndodh kjo? 67% e tyre e dallonin këtë gjë vetëm nëpërmjet gjuhës trupore, 22% e dallonin pasi partneri i kushton vëmendje shumë të papritur dhe të tepruar, dhe 11% prej tyre e dallonin nga dhuratat e bëra pa asnjë arsye.
Po për burrin si qëndron ky raport?
E shpjeguar sipas Dr. Fantinit, burrat i kuptojnë shumë më pak gratë e tyre se kur i tradhtojnë, por dhe ata që i kuptojnë, 92% e tyre nuk e bëjnë njërin sy qorr përballë këtij fenomeni.
Thursday, 07 June 2012 09:45 