Lajme Shqip Wednesday, 06 June 2012 21:29

Tiranë – Në një kohë kur mazhoranca dhe opozita nuk po arrijnë të gjejnë konsensusin për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, duke djegur dy raundet e para të votimit në Kuvend, 27 intelektualë shqiptarë u bëjnë apel krerëve të partive parlamentare që të mbështesin kandidaturën e ish-kryeministrit Fatos Nano, për postin e kreut të shtetit.

Përmes një letre të hapur, intelektualët shprehen të bindur se “Fatos Nano përmbush të gjitha kriteret personale, politike dhe kontekstuale për të qenë një President i denjë i Republikës, duke pasur kapacitetin real për të qenë i pavarur, mbi palët dhe garantues i pavarësisë dhe evoluimit të institucioneve të pavarura për t’i ndarë ata përfundimisht nga loja politike partizane, për t’i bërë ato funksionale dhe në shërbimit të shtetit e jo në shërbim të palëve.”

“Duke mbështetur Fatos Nanon si kandidat për President të Republikës, formësojmë një precedent të ri dhe pozitiv për demokracinë shqiptare: përfilljen e trashëgimisë sonë politike me të gjithë vlerat dhe problemet e saj, por që mund të jetë në shërbim të vendit, institucioneve dhe demokracisë shqiptare shumë më tepër sesa formulat e tjera që prodhojnë një president nga një proces negociues i mbyllur e i kufizuar.”- vijon më tej letra.
Sipas intelektualëve, Nano përfaqëson vlera liberalizuese dhe demokratike në traditën tonë të re politike, “me reformimin e së majtës së vjetër shqiptare, me reformat e para liberalizuese për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare dhe me reformat demokratizuese të gjysmës së dytë të viteve ‘90-të; me marrëveshjet historike mes të majtës dhe të djathtës, ku Nano ka qenë protagonist i dorës së parë duke i dhënë vendit hope dhe avancime të rëndësishme demokratike; me zgjedhjet e lira të organizuara në kohën e qeverisjes së tij dhe me rrotacionin paqësor të pushtetit Fatos Nano ka vendosur precedentë por aq të rëndësishëm sa gurët kilometrikë të një demokracie të re; me dorëheqjen e tij nga Kryetar i Partisë Socialiste në 2005, Fatos Nano ka instaluar në jetën politike shqiptare precedentin e përtëritjes së elitave politike në këtë vend duke i dhënë frymëmarrje dhe konkurrueshmëri skenës sonë politike.” 

Në listën e kryesuar nga Ylli Popa, bëjnë pjesë mjaft intelektualë nga bota akademike, politika, ekonomia, arti, përfshirë edhe kreun e BDI-së në Maqedoni Ali Ahmeti, si dhe djalin e Ibrahim Rugovës.

Thirrja i drejtohet kryetarëve të Partive Parlamentare
Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike
Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste
Ilir Meta, kryetar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim
Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane
Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet
Gazmend Oketa, kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Fryma e Re Demokratike

Thirrja është firmosur nga:
1. Prof.Dr.Ylli Popa Ish-Kryetar i Akademisë së Shkencave
2. Prof.Dr.Dhori Kule Rektor i Universitetit të Tiranës (UT)
3. Dr.Moikom Zeqo Studiues, shkrimtar
4. Prof.Dr.Gjergj Sinani Profesor i fiolozofisë, Universiteti i Tiranës
5. Prof.Dr.Adrian Civici President i Universitetit Europian të Tiranës
6. Prof.Dr.Mihal Tase Mjek
7.Prof.As. Arben Gjata Mjek
8. Prof.Dr. Ksenofon Krisafi Profesor i Drejtësisë, Universiteti Europian i Tiranës 
9. Prof.Dr.Aferdita Onuzi Etnologe, QSA (Qendra e Studimeve Albanologjike)
10. Prof.Dr.Petrit Malaj Rektor i Universitetit të Arteve
11. Prof.Dr.Leonard Solis Ish-Ministër i Shëndetësisë, mjek
12. Luan Bregasi Sipërmarrës, Business Albania
13. Dr.Zef Preci QKE (Qendra e Kërkimeve Ekonomike)
14. Artan Santo Bankier, Drejtor i Bankës Credins
15. Prof.Dr.Bajram Hysa Dekan i Fakultetit të Mjekësisë
16. Prof.Dr.Shaban Sinani Studiues, QSA (Qendra e Studimeve Albanologjike)
17. Edit Mihali Soprano
18. Prof.Dr.Sulo Haderi Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
19. Prof.Dr.Ali Ahmeti Kryetari i BDI, Maqedoni
20. Uke Ibrahim Rugova Deputet i Parlamentit të Kosovës
21. Prof.Dr.Thimio Kondi Ish-Kryetar i Gjykatës së Lartë
22. Prof.Dr.Kujtim Cashku Regjisor, Rektor i Akademisë së Filmit, Multimedia MARUBI
23. Prof.Dr.Pirro Milkani Regjisor
24. Ekrem Bardha Anëtar i NAAC, Konsull Nderi i Shqipërisë në Michigan (Këshilli Shqiptaro-Amerikan)
25. Dr.Arjan Gjonca Pedagog, London School of Economics
26. Anton Lulgjuraj Kryetar i FDI (Forumi Demokratik për Integrim) i shqiptarëve të Malit të Zi
27.Prof.Dr. Bujar Kapexhiu Mjeshtër i Madh, karikaturist. (LajmeShqip.com)