SHBA- Sipas raportit më të ri të organizatës Freedom House, “roli i Bashkimit Evropian po jep rezultatet gjithnjë e më të mira në gadishullin ballkanik”. 
Formula evropiane e integrimit mbetet njëri ndër promotorët më të fuqishëm aktualisht në demokratizmin dhe zhvillimin ekonomik në vendeve ballkanike, konstaton një raport i Freedom House. Kjo organizatë konstaton se perspektiva evropiane aktualisht është motivi i vetëm për reforma në të gjitha segmentet e një shteti.
Raporti vlerëson pozitivisht reformat që po ndodhin gjatë procesit të përgatitjes për anëtarësim në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe ekonomisë së tregut. Edhe këtu thuhet në raport gjërat nuk janë krejt të shndritshme.
Sipas raportit të organizatës, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj prapa në procesin zgjedhor të dhjetorit 2010. “Zgjedhjet ishin dëmtuar nga mashtrimet, ndërsa në komunat ku është rivotuar, ato janë bojkotuar nga qytetarët – gjë që ka dëshmuar mungesën e besimit në sistemin politik”, thuhet në raport.
Sipas tij, Kosova ka shënuar përmirësim në qeverisjen lokale, me krijimin e komunave të reja dhe me kushtet më të mira për ripranimin dhe integrimin e të kthyerve. Kjo, sipas raportit, ka luajtur rol të rëndësishëm në avancimin e bisedimeve me BE-në për liberalizimin e vizave. Organizata Freedom House thotë se Kosova ka shënuar përmirësim edhe në pavarësinë e gjyqësorit, duke përfshirë një bazë më funksionale dhe ligjore në sistemin e saj gjyqësor. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 06 June 2012 17:28