Lajme Shqip Wednesday, 06 June 2012 13:15

Janë të dyja shoqe të ngushta, të dyja këngëtare dhe të dyja … biseksuale. Të paktën këtë përshtypje të lë Katy në një intrevistë të fundit që ka dhënë, megjithëse gjatë gjithë kohës së intervistës është dukur mjaft gazmore.

E ndodhur përballë një pyetësori të rrufeshëm, sikur të ishte në programin e Arian Çanit, ajo ka kundërshtuar t’u përgjigjet pyetjeve se cili ishte pozicioni i saj i preferuar në seks, vendi më i pazakontë ku ka bërë seks, apo nëse ka marrë ndonjëherë pjesë në orgji apo jo.

Por kur e kanë pyetur nëse do të bënte ndonjë këngë bashkë me Rihannën, ajo është përgjigjur: “Jo, do të bëjmë thjesht seks!”.

E pyetur se çfarë i sillnin ndër mend disa emra, për Eminem ajo është përgjigjur: “Eminem më pëlqen megjithëse e di që ai s’me ka qejf!”.

Perry deklaroi se nuk i dëgjon këngët e saj kur është në shtrat me dikë: “Do të ishte kulmi të bëje seks me këngët e tua në sfond. Nuk jam aq narciziste.” Gjithashtu, ajo ka thënë se nuk frikësohet të dalë përpara kamerave pa bërë makiazh dhe pa u dukur gjithë kohës e bukur, pasi dhe ajo është një njeri normal me bukuritë dhe shëmtitë e çdo njeriu normal.

Katy Perry prej pak muajsh u nda nga bashkëshorti i saj Russell Brand. (LajmeShqip.com)