Gjigandi mediatik Walt Disney ka thënë se do të ndalojë reklamat e ushqime fast food (junk/të dëmshme) në programet e tij në TV, radio dhe online.
Firma tha se po vendoste standarte të reja të të ushqyerit për të trajtuar problemin në rritje të shëndoshjes në masë të fëmijëve në Amerikë.
Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama e përshkroi iniciativën si shumë të mirë. Megjithatë rregullat e reja nuk do të hyjnë në fuqi deri në vitin 2015 dhe më shumë do të varen sesi Disney e përkufizon ushqimin junk.
Prodhuesit e këtyre ushqimeve dhe pijeve me sheqer kanë shpenzuar 1 miliardë dollarë reklama në një vit për fëmijët nën 12 vjeç.
Disney thotë se drithërat me 10 gram ose më shumë sheqer që shërbejnë për një vakt të plotë me më shumë se 600 kalori nuk do të reklamohen, po ashtu pijet me nivele të larta natriumi do të lihet jashtë Disney-t.
Kompania ka shtuar se do të vijojë reklamimin e produkteve që përmbushin standardet e ushqimit. Studimet e fundit kanë treguar se gati 1/3 e fëmijëve në Amerikë janë mbipeshë ose obesë.
Wednesday, 06 June 2012 11:50 