Lajme Shqip Wednesday, 06 June 2012 11:34

Tiranë (PLOTESUAR 12:40)- Pas takimit i cili zgjati rreth 60 minuta, Nano apeloi që emrat e kadidatëve për postin e kreut të shtetit, të mos kthehen në lojë ‘kungulleshkak’ ndërmjet palëve, ndërkohë që u shpreh optimist për fitore nëse gara do të jetë e ndershme. 

“Kjo nuk besoj se duhet marrë seriozisht, një lojë kungulleshkash që nuk po arrikan dot për kandidaturën time. Cështjet për të cilat po flasim janë më të rëndësishme se interesat që paraqet Rama dhe Meta. Unë jam i vëmendshëm se cfarëdo iniciative të mos shtojë konfiiktet, por ti zgjidhë. Unë nuk do të dëshiroja që opozita të bojkotojë seancën, nuk duhet. Nëse ka një garë të lirë dhe të ndershme, unë jam optimist se do ta fitoj”,- theksoi Nano duke shtuar se nëse PS ka nevojë për të, ai do të shohë mundësinë të rikthehet. 

Duke siguruar se ai do të ishte një president mbi palët, Nano tha se do të largohet nga gara presidenciale në momentin që do të zgjidhet Presidenti i ri i Republikës. Ndërkohë, sa i takon kandidaturës së Zaganjorit, Nano u shpreh se ai ka mbështetjen vetëm të maxhorancës. 

“Unë besoj se një zgjidhje e pranueshme demokratike, është edhe një garë mes përfaqësuesve të dy palëve, nuk është i mundur konsensusi i plotë. Ka një konsensus të maxhorancës që nuk përfshin konsensusin e opozitës, ka kërkesë të opozitës për të ndryashuar ofertën e PD dhe sic ka mazhoranca ofertë që PS të paarqersë kandidatët e saj,. Unë do të largohem nga gara, me dashamirësi në momentin kur të zgjidhet presidenti i ri”,- theksoi Nano. (LajmeShqip.com)

****************************************

Tiranë – Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu po zhvillon një takim me ish kryeministrin, kandidatin e vetëshpallur për president Fatos Nano. Takimi aktualisht zhvillohet në një nga lokalet zonës së bllokut, pikërisht te “Bonaparti”.

Ky nuk është takimi i parë që ambasadori amerikan Arvizu zhvillon me ish kryeministrin Nano ndërkohë që prej ditësh ambasadaori është përfshirë në takime intensive me drejtues të lartë të qeverisë dhe të opozitës si dhe me politikanë të tjerë.

Nesër në seancën parlamentare do të votohet për datën se kur do të zhvillohet raundi i tretë i votimit për presidentin.

Nano dje nëpërmjet një deklarate për shtyp u bëri dje thirrje liderëve kryesorë të politikës shqiptare që të mbashkohen në një Aleancë të Madhe Mirëbesimi, “për të ndërtuar proçese të mirëbesuara e mirëkuptuara në mënyrë që të sigurohen prokute demokratike, të lira, properëndimore, proeuroatlantike”.

Për të përmbushur kriteret e nevojshme të integrimit europian dhe reformat që i nevojiten vendit “Shqipërisë nuk i duhet një president i dobët, i trysnueshëm, i joshshëm nga pushtetet dhe loja politike e palëve, apo josipërmarrës dhe mostrazues i ujërave. Shqipërisë – sipas Nanos – i duhet një president dalëzots” dhe për këtë ai vazhdon t’i ofrohet vendit.

Dy raundet e para të votimit dështuan pasi nuk u paraqit asnjë kandidat zyrtar për president, ndërkohë që të paktën publikisht , nuk është arritur ende në një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës për një president konsensual. Shumica ka ftuar opozitën që të ofrojë edhe ajo kandidatin e saj, ndërsa mbështet propozimin e saj për anëtarin e gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori. Kryetari i PS Edi Rama ka folur në një intervistë mbrëmë për “Tonight” në “Ora news” u shpreh se është i gatshëm për të propozuar një kandidat për president nëse e krijohen modalitetet e duhura.

Ai tha se është gati për bashkëpunim me Metën nëse ikën nga mazhoranca, ndërkohë që kërkoi garanci për rotacion paqësor pushteti. Pyetjes direkte pse nuk mbështet kandidaturën e vetëshpallur të ish-kreut të PS, Fatos Nano, Rama iu përgjigj duke pohuar se nuk e shikon dobishme që t’i thotë mazhorancës “na jep një emër se ne kemi emrin tonë”. Por a krijon moskandidimi i Nanos një rrezik për zgjedhjet e 2013? “Kjo nuk është beteja për Partinë Socialiste. (LajmeShqip.com)