Jessica Simpson sapo njoftoi që i është nënshtruar një regjimi ushqimor për të hequr kilet e tepërta që ajo ka fituar gjatë shtatzënisë.
Ka qenë një vit shumë i bukur dhe impenjativ për këngëtaren dhe stilisten e famshme Jessica Simpson, e cila solli në jetë djalin e saj Drew Maxwell. Shumë e kritikuar për peshën që ajo mori gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, më në fund Jessica Simpson ka vendosur të rikthehet në formë për fansat e saj, ashtu siç u shfaq në vitin 2005 ku spikati me rolin e Daisy Duke në filmin “The Dukes of Hazzards”.
Jessica Simpson nëpërmjet faqes së saj në Twitter tha se ishte shumë e emocionuar që bëntë pjesë në familjen ‘Vëzhguesit e peshës’.
Thashethemet pohojnë se ajo ka nënshkruar një kontratë prej 4 milion dollarësh për të rikthyer trupin e saj në një formë perfekte.
Jessica Simpson tha, “ Sapo zbulova se isha shtatzënë, vendosa të shijoja këto ditë duke ngrënë ushqimet e mia të preferuara”. Ajo ka pasur mjaft luhatje me peshën gjatë karrierës së saj dhe ka aplikuar mjaft herë dietën Yo-Yo.
Unë mendoj se çdo femër që ka përjetuar një shtatzëni, ka kaluar të njëjtën situatë që po kaloj edhe unë. Qëllimi im nuk është të humbas vetëm kilet e tepërta, por t’i heq ato pak nga pak duke mos dëmtuar lëkurën time.
Wednesday, 06 June 2012 11:00 
