Disa javë më parë, macja që mbante rekordin “Guinnes” për peshën e më të madhe ngordhi në mënyrë të parakohshme.
Megjithatë, “boshllëku” i lënë prej saj kompensohet menjëherë nga një mace njujorkeze, e cila ka arritur peshën e pabesueshme prej 20 kilogramësh, duke u vendosur në librin e rekordeve me pesë kilogramë më shumë se rekordmbajtësi i mëparshëm.
Siç tregoi pronarja e maces në një të përditshme rozë, “Garfield” ha praktikisht gjithçka që i ofrohet dhe e bën këtë pa pushim, gjatë gjithë ditës.
Pavarësisht peshës së pabesueshme, veterinerët janë të habitur nga fakti se kafsha gëzon shëndet të mirë, ndonëse është praktikisht i paaftë që të lëvizë i vetëm.
Wednesday, 06 June 2012 09:20 
