Lajme Shqip Tuesday, 05 June 2012 17:50

Bruksel – Nënkryetari i Komisionit Evropian dhe eurokomisioneri për çështje ekonomike dhe monetare Oli Ren sot pritet të marrin pjesë në mbledhje urgjente të ministrave të financave të grupit G7 në Kanada.

Mbledhja që është konvokuar urgjentisht, edhe pse nga KE-ja përgënjeshtrojnë se është kyçur “dritë e kuqe” për shkak të krizës financiare në Evropë. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Reni mbrëmë ka biseduar me telefon me minisrtrat e financave të vendeve të grupit të G7, ndërsa zëdhënësi i tij Amadeu Altafazh e qetëson situatën duke pohuar se përgjigjja e krizës financiare është çështje jo vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe për partnerët globalë.

Kjo është temë e dialogut edhe në takimet e G7, G8 dhe G20, ku kryhet shkëmbim i përvojave, që është në dobi të të gjithëve. Këto debate japin informacion se si partnerët internacionalë përgjigjen në krizën e fronteve të ndryshme, para se gjithashj përpjekjet për konsolidim fiskal dhe sjelljes ndaj fragjilizmit në sektorin bankar edhe për rritjen ekonomike. Nuk mund të pohoj nëse Ren do të shkojë në mbledhjen e G7, sepse sot është në Riga”, theksoi Altafazh.

Në pyetjen për spekulimet se mbledhja e sotme e G7 është caktuar për shkak të alarmit për situatën në Spanjë edhe si BE-ja do të përgjigjet në këtë, zëdhënësi Altafazh u përgjigj se kriza zgjat një kohë të gjatë dhe nuk mundet kaq shumë t’i befasojë të gjithë që të mund të kyçet drita e kuqe.

Sipas tij, vlerësimi i presidentit amerikan Barak Obama se shqetëson situata në Evropë, por se është pozitive përgjigjja e BE-së për krizën, është konfirmim për atë nëse KE-ja dhe Unioni në tërësi përballen me krizën. (LajmeShqip.com)