Lajme Shqip Tuesday, 05 June 2012 17:10

Prishtinë – Banka Botërore parashikon ngadalësim të rritjes për ekonomitë e Evropës Juglindore për vitin 2012.

Raporti ekonomik rajonal i Evropës juglindore sheh një ngadalësim të zhvillimit ekonomik për këto vende. Kosova prin me numrin e lartë të papunësisë dhe varfërisë. Borko Hangjiski economist për Kosovën në Bankën Botërore e vlerëson si sfidë kryesore për Kosovën papunësinë dhe varfërinë: “Sfida kryesore sociale është papunësia e lartë dhe varfëria, kjo vlen edhe për shtete e tjera por shifrat e Kosovës janë më të këqijat dhe sfida kryesore për qeverinë ëshët të krijojë rritje që do të përkthehej në reduktim të papunësisë dhe varfërisë”.

Problem tjetër në Kosovë mbetet baza e ulët e prodhimit vendor dhe eksporti i lartë, si dhe mjedisi i dobët biznesor në krahasim me shtetet e tjera. Agim Demukaj economist në bankën botërore në Prishtinë, vlerësoi se kjo rritje ekonomike solide është e pamjaftueshme.

Raporti i publikur sot vlerëson se pas një rritjeje prej 2.2 përqind në vitin 2011, shenjat e para tregojnë se gjashtë vendet e Evropës Juglindore, si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, po përjetojnë një ngadalësim të konsiderueshëm në 1.1 përqind rritje për 2012. (LajmeShqip.com)