Tiranë – Marrëveshja e bashkëpunimi në fushën e punësimit dhe çështjeve sociale e cila ka si qëllim dhënien e kontributit për mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, u firmos sot, në Tiranë nga Ministri i Punës Shqipëtare, Spiro Kserës dhe homologut të tij në Kosovë, Nenad Rasiç.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri Shqipëtar i Punës, Spiro Ksera u shpreh se “kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme, për shkak se afron akoma më shumë të dy popujt e të njëjtit komb.” Njëkohësisht, theksoi Ksera, “kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme edhe në kuadër të krizës ekonomike që ka prekur shumë vende të Europës, edhe pse raportet ekonomike dhe rezultatet vjetore tregojnë për ecuri pozitive të vendit tonë, pasi duke qenë të bashkuar mund të përballojmë me sukses rreziqet që vinë nga jashtë”. Ne, vijoi më tej Ksera, “kemi arritur të shumë marrëveshje me qeverinë kosovare, duke dëshmuar kështu shëndet të plotë në mardhëniet bilaterale.”
Në të njëjtin linjë u shpreh edhe homologu i tij nga Kosova. Nerad Rasiç, i cili në fjalën e tij theksoi se “Varfëria nuk ka etni apo komunitet, ajo mund të hy në çdo familje dhe mund të shkaktoi dëme të mëdha në shoqëri”. Marrëveshja e nënshkruar sot, tha Rasiç, “na forcon akoma më shumë përball krizës që ka hyrë në sistemet ekonomike të disa prej vendeve më të zhvilluara në botë.
“Ne, nënvizoi ministri nga Kosova, jemi dy vende të vogla, prandaj dhe nuk
mund të lëvizimi vetëm dhe të përballemi të vetëm me rrisqet që ofron ekonomia botërore, prandaj kjo marrëveshje, ky bashkim na forcon përball këtyre probelamtikave”, përfundoi ai.
Kjo marrëveshje do të implementohet në një periudhë 4-vjeçare dhe palët duhet të mbështesin dhe nxisin zhvillimin sa më të mirë të bashkëpunimit mes dy vendeve për fushat e sipërcaktuara të këtij protokolli nëpërmjet instrumenteve të përcaktuara nga marrëveshja. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 05 June 2012 18:37