Bruksel- Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi sot të zgjasë mandatin e EULEX-it për dy vite të tjera në Kosovë.
Një buxhet prej 111 milionë eurosh është ndarë për zgjatjen e mandatit të EULEX-it, që tashmë do të operojë në Kosovë edhe për 2 vjet të tjera.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton deklaroi se e mirëpret një vendim të tillë për zgjatjen e mandatit të misionit të EULEX-it deri në qershor të 2014-ës.
Sipas Ashton, EULEX-i në Kosovë po bën një punë të shkëlqyer, duke mbështetur policinë e Kosovës, gjykatat dhe zyrtarët e doganave. Qëllimi kryesor i EULEX-it është që të mbështesë autoritetet në Kosovë për zbatimin e ligjit. Aktualisht në Kosovë, ky mision numëron rreth 1700 oficerë policie, gjykatës dhe prokurorë. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 05 June 2012 13:22