Lajme Shqip Tuesday, 05 June 2012 19:20

Tiranë – Në Shqipëri po shënohet rënie ekonomike, kjo dëshmohet me rënien e eksporteve dhe me rritjen që po shënon borxhi publik.

Kështu bëri te ditur sot në nje raport më të fundit Banka Botërore duke paralajmeruar se ekonomia nuk po shënon rritje, ndërsa bën thirrje se duhen përdorur me maturi financat.
“Qeveritë e vendeve të Ballkanit duhet të konsolidojnë financat e tyre publike dhe të reduktojnë borxhet publike që të shmangin problemet ekonomike që do të vijnë si pasojë e ngadalësimit të zhvillimit të ekonomisë, theksoi Banka Botërore në një raport të fundit.

Në raportin e Bankës Botërore për zhvillimet ekonomike theksohet se është vënë re një ngadalësim i rritjes ekonomike dhe rajoni i Ballkanit po përballet me rënie të kosnumit. Sipas BB, rënia e konsumit nuk stimulon rritjen ekonomike tek shtetet si Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova ku dhe jane shënuar nivele të ulëta të eksportit. Po kështu në te gjitha vendet e rajonit po shënohet dhe rritja e borxhit publik.

BB parashikon që rritja ekonomike të jetë e ulët për këtë vit dhe pak më e larte për vitin e ardhshëm. “Ekonomitë e Serbisë, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi mund të presin një rritje mesatare prej 1.1 për qind dhe 2.6 përqind për vitin tjetër”, shkruan Raporti.

Konkretisht për Shqipërinë, BB parashikon që rritja ekonomike pritet që këtë vit të jetë vetëm në masën 1.6 përqind kurse për vitin 2013 në masën 2.5 përqind. (LajmeShqip.com)