Lajme Shqip Tuesday, 05 June 2012 12:37

Tiranë -Spektakli i rrallë kozmik, kalimi i Venusit përballë Diellit mund të shihet sot.

Siç raporton agjencia Associated Press, ky kalim mund të shihet në një pjesë të madhe të tokës, të martën në Hemisferën Perëndimore dhe të mërkurën në Hemisferën Lindore.
Për këtë arsye mijëra persona të apasionuar pas astrologjisë kanë kthyer sytë nga qielli për të parë pamjet e rralla.

Kjo pamje nuk mund të shihet sot dhe përsëritet vetëm pas 105 vjetësh, që konstaton pikërisht me vitin 2117. Kalimi i Venusit përballë Diellit mund të shihet plotësisht nga Paqësori perëndimor, Azia lindore dhe Australia lindore.

Pjesët tjera të globit mund ta shohin pjesërisht këtë dukuri. Por këshillohet që dukuria të mos shihet direkt me sy. Për ta mbrojtur veten nga verbërimi, duhen përdorur syzet e veçanta.(LajmeShqip.com)